Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mjeku Erion Dasho zbulon shifrat reale: Manastirliu po gënjen, kemi 500-1000 të infektuar në ditë

Mjeku Erion Dasho zbulon shifrat reale: Manastirliu po gënjen, kemi

Mjeku Erion Dasho komentoi situatën në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19 duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk po e bën punën si duhet. 

Ai shprehet se numri real i të infektuarve është 9 herë më i lartë dhe jo aq sa Ministria i shfaq publikut. 

“Flasim për një situatë të dalë jashtë korntrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2.

Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj. Unë e kam përshëndetur vendimin që të mos futej mjeku i familjes që në muajin mars, sepse nuk kishte masa mbrojtëse dhe do të ishte një gabim i pafalshëm.

Unë kam rekomanduar edhe për përdorimin e një telemjekësie në mënyrë që mjeku i familjes të kujdeset në mënyrë virtuale për pacientët pa qenë nevojë të ketë konktakt me ta.

Nuk e di nëse janë realizuar këto masa. Di që janë bërë disa masa. Por sërish jemi mbrapa në disa të tjera. Mjeku i familjes duhet të luajë një rol të rëndësishëm në disa kategori të popullatës, sic janë edhe të moshuarit. Nuk ka ende një vizion të qartë se si kjo do të mundësohet. Faktet është që planet janë, por nuk janë zbatuar në praktikë. Pra ka munguar përkthimi në terren. Ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë.

Urgjenca mjekësore është e tejkaluar si fazë. Nuk mund të pritet përgjigje nga kjo urgjencë. Nuk jemi në mars sot. Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë. Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vetëm 100. Ndërsa në komunitet kemi 9 herë më të shumë. Jemi dobët me azhornimin e protokollit.

Shpresat për të kontrolluar Covid-in janë te vaksina. Deri në momentin që të kemi një vaksinë, këto janë të gjitha masat për të pasur një vdekshëmri sa më të ulët të jetë e mundur.

Vaksina e gripit ndihmon, pasi edhe kur nuk arrin të shmangësh plotësisht sëmundjen, por personat e kalojnë gripin me shenja më të lehta dhe kanë vdekshëmëri më të ulët” tha Dasho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore