Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ministrja publikon shifrat, sa mësues janë vaksinuar kundër covid-19 në Shqipëri

Ministrja publikon shifrat, sa mësues janë vaksinuar kundër

Vijon procesi i vaksinimit masiv në Shqipëri. Mësohet se 25 720 arsimtarë janë vaksinuar në të gjithë vendin, ndërsa procesi vijon paralelisht me të moshuarit, policët, gazetarët dhe farmacistët. 

Mësuesit e vendit janë vaksinuar me AstraZeneca, ndërsa vaksinimi masiv bëhet me vaksinën kineze.

"Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit", shkruan Manastriliu teksa publikon edhe shifrat.

Sot në Rinas kanë mbërritur 100 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa ngarkesa erdhi me një ditë vonesë, pasi ishte planifikuar të mbërrinte ditën e djeshme, por u pezullua si pasojë e ndalimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  232,556 doza të vaksinës anti COVID-19 për qytetarët./Gazeta SHQIP

Ministrja publikon shifrat, sa mësues janë vaksinuar kundër

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore