
Ministrja gjermane për Europën mbërrin sot në Tiranë, pritet takim nga kryeministrin Rama, ja temat e diskutimit
Do të vijë sot për herë të parë në Shqipëri ministrja gjermane për Evropën, Anna Luhrmann, pas marrjes së detyrës.
Sa i takon takimeve me autoritetet në Tiranë, ajo pritet që të bisedojë mbi mbrojtjen e klimës dhe rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Siç bëhet e ditur, ministrja do të takohet me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).
Kujtojmë se një ditë më parë ajo ishte në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia Veriore dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar.
Luhrmann është 38-vjeçe dhe emërimi i saj në postin e ministres për Evropë, një post ky pa portofol ishte vendim i ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesoreshë në Geteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re.
Në vitin 2002, ajo ka qenë deputetja më e re në Bundestag duke qenë vetëm 19-vjeç.









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




