
Ministri pro kanabisit mjekësor, zbulon katër qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zbuluar 4 qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri.
Lleshaj tha në Opininon se nga pikëpamja statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit, ndërsa shtoi se edhe Vlora është problematike, por jo sa raportohet.
"Në pikëpamje statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit sepse ka dhe popullsinë të më madhe. Eshtë e shpërndarë në fakt për shkak të raportit të popullsisë. Por kanë rënë në sy edhe Elbasani, Shkodra, Vlora. Mendoj se meriton trajtim serioz kjo çështje. Është bërë një legjendë e madhe për Vlorën, por nga raportimet e policisë nuk rezulton e tillë.", tha Lleshaj.
Ministri tha se është pro liberalizimit të kanabisit mjekësor.
Pjesë nga biseda
Lleshaj: Sot OKB mori vendimin për mos ta quajtur lëndë narkotike. Edhe pse e kanë për përdorim mjekësor. Ne luftën kundër kanabisit do ta thellojmë dhe nëse nesër Shqipëria do ta legalizojë për përdorim mjekësor. Sepse janë dy çështje që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Komunikimi publik është çështje tjetër.
Gazetaret: Ju ka pyetur kryeministri për legalizimin e kanabisit dhe përdorimin e tij mjekësor?
Lleshaj: Çdo vendim që merret për çështje të tilla i nënshtohen proceseve të diskutimit. Unë nuk kam patur gjë kundër legalizimit dhe përdorimit mjekësor…por është një çështje e pambyllur akoma.
Gazetaret: Ju keni deklaruar se fenomeni i kanabisit është i vdekur, i qendroni?
Lleshaj: Po.





E rëndë në Tiranë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Si të kuptoni nga dhimbja e kokës se keni koronavirus, dallimi me migrenën

Sondazhi, 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime këtë vit dhe shkaku nuk është Covid-19

Përhapja e Covid-19 nga muzika, studimi amerikan: S’ka risk të lartë nëse respektohen masat
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
