
Çmimet rriten, kreditë shtrëngohen kërkesa për pasuri të paluajtshme në rritje
“Bankat janë ende nën efektin e krizës dhe kërkojnë konsumatorë gjithmonë e më të sigurt. Pavarësisht se kanë shtrënguar kriteret e dhënies së kredive, janë një kategori e punonjësve në nivele drejtuese disa kanë përfituar nga rritja e pagave, të tjerë kanë përfituar nga pozita në hierarkinë e administratës.
Kështu që për këtë është krijuar një fashë, kontigjent që bankat e mbështesin me kredi bankare. Por nisur nga paga mesatare, ligjësitë që tregon kjo pagë, me kursimet monetare të një familjeje të sapomartuar tashmë nevojitet dy-fishi i kohës. Nga përllogaritje të ndryshme flasin për 70 vjetë kursime të të gjithë jetës për të blerë një apartament. Nuk është rritje që buron nga formula standrate, klasike e kërkesë ofertës, por nga anomali që kanë ndodhur dhe ndodhin në tregun shqiptar” u shpreh Zef Preci, Drejtor Ekzekutiv, ACER.
Më shumë se 2/3 e të punësuarve në vendin tonë referuar të dhënave të bëra publike të prillit 2021, paguhet nën pagën mesatare bruto.
Vetëm 32% e të punësuarve paguhen mbi pagën mesatare bruto. Pothuajse 38% e të punësuarve paguhen me rrogë minimale. Ata me pagë mbi 100,000 lekë në muaj janë jo më shumë se 7% e totalit. Shtresa më e mirëpaguar, ata me një pagë mbi 1,000,000- lekë në muaj përbën vetëm 0.06% të totalit.
Pavarësisht pagave të vogla të shqiptarëve, në 5 vitet e fundit nuk ka apartamente stok. Pavarësisht edhe pse të shitur, në shumë prej tyre nuk banon njeri, janë bosh.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




