Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Miku i Sali Berishës mesazh të rëndë: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin francezët!

Miku i Sali Berishës mesazh të rëndë: Myslimanët

Miku i Sali Berishës, njëkohësisht ish-kryeministri i Malajzisë ka shokuar sot me deklaratën e tij, duke thënë se “myslimanët kanë të drejtë të  vrasin miliona francezë”.

Kjo deklaratë e fortë e Mahathir Mohamad, erdhi menjëherë pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme ku një radikal islamik vrau me thikë tre persona në një sulm terrorist në Nisë të Francës.

Mahathir Mohamad, i cili humbi pushtetin në Malajzi me shumicë myslimane në shkurt, pohoi se liria e shprehjes nuk përfshin 'fyerjen e njerëzve të tjerë'.

Politikani 95-vjeçar tha se nuk e miratonte prerjen e kokës së një mësuesi të shkollës frënge për shpërndarjen e karikaturave të Profetit Muhamed, por tha se “ pavarësisht kësaj njerëzit janë të zemëruar dhe vrasin'.

“Francezët gjatë historisë së tyre kanë vrarë miliona njerëz. Shumë ishin myslimanë,”tha ai në një postim në Tëitter që u fshi më pas si shkelje e rregullave të rrjetit social.

Mahathir, i cili ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij rreth hebrenjve dhe personave LGBT në të kaluarën, vazhdoi: 'Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e së kaluarës.'

Kujtojmë se Sali Berisha ka një marrëdhënie të ngushtë me ish-kryeministrin e Malajzisë. Gjatë kohës që Berisha shërbente si President, ai zhvilloi një takim me stafin e tij në Kuala Lumpur, për t’u takuar me Mohamad.

Po ashtu, në 2012, Berisha e ftoi Mohamad për një vizitë në Shqipëri, ku së bashku me gratë e tyre vizituan qytetin e Krujës.

FOTO nga vizita e Mohamad në Krujë/ Viti 2012

Miku i Sali Berishës mesazh të rëndë: Myslimanët

Miku i Sali Berishës mesazh të rëndë: Myslimanët

Miku i Sali Berishës mesazh të rëndë: Myslimanët

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore