Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Meta 'zbulon' terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep rezultate, kërkoni ndihmë nga Italia dhe aplikojeni në Shqipëri

Meta 'zbulon' terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep

Presidenti Ilir Meta ka nxitur institucionet e Shëndetit në Shqipëri të aplikojnë terapinë me plazmë për pacientët me COVID-19, pasi sipas tij, ky trajtim po jep efekte pozitive.

"Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj", shkruan kreu i shtetit.

Presidenti bën thirrje për të kërkuar ndihmën e Italisë për vënien në zbatim të këtij protokolli.

"Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë", shkruan presidenti në Facebook.

Meta 'zbulon' terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep Meta 'zbulon' terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore