
Meta vlerëson këngëtarët Petril Lulo dhe Ylli Baka me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Tirtullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy këngëtarët e njohur, Petril Lulo dhe Ylli Baka.
Këngëtari Ylli Baka, është vlerësuar me motivacionin:“Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e shquar në fushën e kulturës, në interpretimin e rrallë të këngës popullore, por edhe në mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si pjesë e fondit të artë të Folklorit Kombëtar”.
Po ashtu, Petrit Lulo është vlerësuar me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara në prezantimin e këngëve popullore shqiptare, veçanërisht atyre të krahinës së Jugut, duke spikatur si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske. Me mirënjohje ndaj këngëtarit popullor me zë të ëmbël e melodioz, kumbues e me timbër të pastër, i cili me këngët dhe vlerat e tij të veçanta të interpretimit , ka ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta tha se Lulo, me këngët e tij çon kudo, “madhështinë e pavdekshme të kalasë dhe karakteristikat e veçanta dhe të papërsëritshme të qytetit historik”.
Ndërsa për Ylli Bakën , Meta u shpreh: "Ylli është një interpretues i talentuar dhe i veçantë, që bashkon korifeun e këngës Labe të Bënçës, Mjeshtrin e Madh Golik Jaupi, me këngën e Skraparit të kënduar nga legjenda e iso-polifonisë toske, Demir Zyko".









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
