Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Meta u akuzua si sigurims/ PS depoziton dy nisma për “spiunët”: Kandidatët për deputetë do të…

Meta u akuzua si sigurims/ PS depoziton dy nisma për

Nisur nga njoftimi i Autoritetit të Dosjeve ku njoftoi se një person me iniciale I.M. ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, dhe se një shkresë që ia dërgoi Parlamentit, u tha se personi në fjalë ishte Ilir Meta.

Kështu, personat me “njollë të keqe në biografi”, maxhoranca nuk i do pjesë të Kuvendit. Ditën e sotme, Partia Socialiste ka depozituar dy projektligje për ndryshimin e Kodit Zgjedhor sa i takon verifikimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie.

Kështu në projektligjin e parë, PS kërkon që subjekti zgjedhor, kandidatët për deputetë, kryetarë bashkie apo këshilla vendor duhet të paraqesin formularin e aplikimit pranë autoritetit të dosjeve 70 ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë ky institucion ka 20 ditë kohë për të verifikuar pastërtinë e kandidatëve që garojnë në zgjedhje dhe më pas informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në rast se ata figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Propozimi i PS

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 63, pika 3, ndryshohet si më poshtë:

“Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69

të Kushtetutës, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës, dhe që regjistrohet si kandidat për deputet, si kandidat për kryetar bashkie ose për këshillat vendor në organet përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve”.

Neni 2

Pas nenit 63, shtohet neni 63/1 me këtë përmbajtje:

Neni 63/1

“Procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës”

Subjekti zgjedhor, 70 ditë para datës së zgjedhjeve, për listën e kandidatëve, për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendorë, paraqet kërkesën dhe formularin e plotësuar të aplikimit pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës.

Kandidati i pavarur për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendor, 70 ditë para datës së zgjedhjeve paraqet kërkesë dhe formularin e plotësuar të aplikimit pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës.

Në çdo rast Autoriteti me marrjen njoftim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me regjistrimin e listës së kandidatëve 50 ditë përpara ditës së zgjedhjeve që konkurojnë për zgjedhjet e radhës, kryen procesin e verifikimit dhe përgjigjet në përputhje me përcaktimet e nenit 26 dhe 30, të ligjit nr. 44/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqiqërisë”, të ndryshuar, duke informuar subjektin që ka bërë kërkesën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit, bazuar në parashikimet e nenit 30 të ligjit 45/2015, çështja dërgohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili e përcjell më tej në organet përgjegjëse të hetimit për kryerjen e veprimeve përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare

K R Y E T A R E

LINDITA NIKOLLA

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore