Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Meta publikon fotot që i dërgoi këshilltari i CDU-së: Po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman

Meta publikon fotot që i dërgoi këshilltari i CDU-së: Po

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” dy fotografi, ku tregon se ia ka dërguar këshilltari i CDU-së, Martin Henze. Këto dy imazhe janë shkrepur në qytetin e Gjirokastrës.

Është fjala për fotot e banderolave të Partisë Socialiste, ku kreu i shteti shfaqet krah Bashës, Kryemadhit dhe Berishës.

Ilir Meta deklaron se nëse do të hyjë në garë për zgjedhjet pala tjetër do mbetet pa grup parlamentar.

Meta publikon fotot që i dërgoi këshilltari i CDU-së: Po

Postimi i plotë i presidentit:

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!

Meta publikon fotot që i dërgoi këshilltari i CDU-së: Po

Meta publikon fotot që i dërgoi këshilltari i CDU-së: Po

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore