Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Meta sulmon Bashën: Turpin e faqen e zezë e paçin ata që më nxorën në pritë

Meta sulmon Bashën: Turpin e faqen e zezë e paçin ata që

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar opozitën për lënien vetëm në betejën ndaj mazhorancës. Në konferencën për shtyp, Ilir Meta i lidhi këto sulme me aktin që PD-ja ndërmori aktin për dorëzimin e mandateve të deputetëve në bllok, ku pjesë e saj, ishte edhe LSI-ja.

“Shiko, nuk ekziston më një Kuvend i tillë, me gjithë kuptimin e fjalës, ai nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që  e krijuan bashkë dhe e përjashtoj veten time në mënyrë kategorike nga ajo gjë që ka ndodhur atë ditë që unë kam qenë Gjermani dhe më pas, është jnë nga faqet më të errëta, më të zeza në dy vite e ca, ai Kuvend. E faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje që i dhanë Shqipërisë këtë gjë dhe që e nxorën presidentin e republikës në pritë, jo Ilir Metën. Sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën e Shqipërisë”, tha presidenti.

Ky është qëndrimi i parë që Meta mban në mënyrë indirekte në adresë të liderit të PD-së, duke e sulmuar në mënyrë të hapur. Meta ka qenë kundër dorëzimit të mandateve dhe se e ka cilësuar të gabuar. Ndërkohë që pas humbjes së zgjedhjeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i kërkoi falje publike Metës për aktin e dorëzimit të mandateve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore