Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Meta sulmon Bashën për ftesën e Ramës: Bëje që tani para 25 prillit, por do përvëlohesh

Meta sulmon Bashën për ftesën e Ramës: Bëje që

Ftesa e kryeministrit Edi Rama drejtuar rivalit politik për një bashkëpunim politik mes tyre ka ngjallur reagimin e ashpër e presidentit Ilir Meta, i cili duket se ky është një sinjal për të lënë jashtë LSI-në.

Presidenti me mesazhin e tij i ka kujtuar Bashës marrëveshjen e 17 majit dhe paktet e të viteve më parë.

“Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë siç ishte ftesa e 17 majit, siç kanë qenë të gjitha ftesat. Përgjigja ime është kjo në parim, ka moral, legjitimitetit çdo koalicion përpara se qytetarët që të votojnë le ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim  plebishitarë. Do ta bëjë LSI me PS le ta shpallë që tani, duan ta bëjnë që të 12-at parti le ta bëjnë që tani. Të jeni të sigurt se do t’i mundë edhe Bojkeni i vetëm”, deklaroi Meta.

Kështu presidenti i jep një sinjal të qartë kryedemokratit Lulzim Basha mbi mundësinë e një bashkëpunimi, duke u bë një barrierë e fortë dhe paralajmëruar se do të digjet

“Të gjitha partitë bashkë të bëjnë koalicion ta shpallin sot, Boikeni (kandidati i Vetëvendosjes) do i mundë vetëm. Ka ikur koha, se u bë 8 vjet që tallen me popullin e Shqipërisë, 25 prill është prova e zjarrit për të gjithë, do përvëlohen ata që janë tallur. Demokracia nuk është lojë, por sundim i ligjit. Ligji i barabartë për të gjithë fillon tek vota e barabartë, që nga vota e Presidenti dhe deri tek qytetari më i thjeshtë. Vetëm kjo çel rrugën europiane, që ngelet peng prej dosjes së Dibrës, tërmetit, këtij djalit, e Durrësit e kështu  me radhë”, deklaroi Meta.

Ndërkohë që Basha një ditë më parë e ka refuzuar ftesën e lëshuar nga Rama për një bashkëpunim.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, u shpreh Basha nëpër një postimi në rrjetet sociale.

Ky qëndrim pati edhe një reagim të menjëhershëm nga ana e kryesocialistit Edi Rama, i cili duket se paralajmëron se Basha i trembet Metës dhe Berishës, duke mos treguar se është një lider i vërtetë.. “Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, ishte reagimi i Ramës në rrjetet sociale./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore