Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Meta nuk pyet për shkarkimin nga Parlamenti, hap tender 20 milion lekë

Meta nuk pyet për shkarkimin nga Parlamenti,  hap tender 20 milion

Presidenti u shkarkua nga Kuvendi i Shqipërisë me 104 vota, por duket se nuk e penguar zyrën e Presidencës që të vijojë punën normalisht madje duke hapur bërë dhe oferta për tendera publike.

Edhe pse është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e fatit të tij në mënyrë përfundimtare, Meta ka shpallur një tender për blerje pajisjesh mediatike në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra.

Tenderi ka si objekt blerjën e pajisjeve për median për Institucionin e Presidentit të Republikës për vitin 2021, me një fond prej 2,166.666 lekësh

"Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 17.06.2021 ora 11:00.
Vendi: Presidenca e Republikës, Sektori i Prokurimeve Kjo procedurë zhvillohet :- në perputhje me ligjin Ligjin Nr. 162/2020 date 23.12.2020 “Për Prokurim Publik” referuar nenit 134 mbi dispozitat kalimtare", thuhet në njoftimin e publikuar në APP.

Meta e ka pritur me "qetësi" vendimin e Parlamentit për shkarkimin, duke deklaruar se nuk e njeh këtë institucion, madje ka qenë tejet i vendosur në qëndrimin e tij se do të jeë si president deri në mbarim të mandatit kushtetues, më 24 korrik 2022.

 

Meta nuk pyet për shkarkimin nga Parlamenti,  hap tender 20 milion

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore