
Meta i rikthehen Ramës ligjin për Bashkëqeverisjen, ja arsyet
Ligji për bashkëqeverisjen është refuzuar nga presidenti për t'u kaluar dhe me anë të një dekreti është kthyer mbrapsht për t'u rishqyrtuar nga Parlamenti.
"Ligji. Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor; Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurinë jurudike; Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese; Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera", thuhet në arsyet e relacionit të ligjit.
Me tej theksohet se "1.1 Ndaj dhe parimet e bashkëqeverisjes që serviren si risi në Kreun II, të ligjit nr. 107/2021, përkatësisht në nenet 5 “Parimi i pjesëmarrjes qytetare”, 6 “Parimi i rritjes së aksesit në shërbimet publike”, 7 “Parimi i inovacionit të vazhdueshëm”, 8 “Parimi i bashkëpunimit ndërinstitucional”, 9 “Parimi i kontrollit”, apo 10 “Parimi i trajtimit të barabartë”, janë përsëritje të cekta të atyre parimeve që sanksionohen në Kodin e Procedurave Administrative dhe nuk sjellin asnjë risi. Për më tepër ato zbehin rëndësinë e parimeve themelore të funksionimit të administratës shtetërore, duke krijuar kështu një zhvleftësim të tyre përmes këtij ligji që miratohet me shumicë të thjeshtë. "
Problemet sipas presidentit
Vlerësohet se, ky ligj në tërësinë e tij:
- Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.
- Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
- Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
- Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 107/2021 “PËR BASHKËQEVERISJEN”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13343
Tiranë, më 26.11.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >