
Meta do të kundërshtojë Gjykatën Kushtetuese nëse e shkarkon
Presidenti, Ilir Meta gjatë një interviste për Euronews Albania ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.
“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem”, tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.
Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.
“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, tha Meta.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.
Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.
Shkak për shkarkimin e tij u bë çdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.
Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.


U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >


“Nuk e lëmë vendin pa president”/ Rama: PS mblidhet pas raundit të tretë
Historia e plotë >



Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është Ludian Zaimi, efektivi që qëlloi për vdekje kolegun b...
Historia e plotë >
“Më tallte prej kohësh”/ Çfarë tha pas arrestimit polici që vrau kolegun...
Historia e plotë >
Nëse vuani nga këto sëmundje, e keni shumë të vështirë të përballoni ndryshimin e motit!

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Moti merr kthesën drastike/ Ja si priten temperaturat të hënën
Aktualitet


U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >

