Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Meta akuzon: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë

Meta akuzon: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të

Presidenti Ilir Meta akuzon se në Shqipëri taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Ky selektivitet, thotë kreu i shtetit, largon investitorët e huaj. Ai ka një thirrje drejtuar qeverisë, që ndihmojë biznesin, për të ndalur shpopullimin.

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë", shkruan kreu i shtetit.

Postimi i plotw

Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin.

Meta akuzon: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore