Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mësim në auditor apo online?! Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha: Jemi të përgatitur për çdo rast

Mësim në auditor apo online?! Rektori i Universitetit të

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka deklaruar për mediet se nuk është vendosur ende nëse viti i ri akdemik do të zhvillohet online apo në auditor. Hoxha thotë se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

"Fillimi i vitit akademik është kompetencë e ministres së arsimit. Besoj se mesi i muajit tetor do të jetë fillimi i vitit akademik. Diskutimi është nëse ky vit akademik do fillojë në auditor apo online, apo një kombinim i të dyjave. Ne duhet të jemi përgatitur për çdo rast. Dëshira jonë është të jemi në auditor, mundësia mund të mos e lejojë", thotë rektori.

Prononcimi i plotë për mediat:

Përballja me këtë virus të padukshëm është shumë e vështirë. Mesazhi im është vaksinimi sa më i shpejtë i sa më shumë njerëzve për mbrojtjen nga virusi. Po punohet edhe me mekanizma tjerë por ne do ecim me atë që sot është efektive. Ajo cfarë unë them është që studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi shpëton jetë. Përsa i përket vaksinimit të detyrueshëm unë nuk thashë gjë por eksperienca e disa vende të tjera ka treguar se është vënë mekanizmi që në ambiente të caktuara kanë vënësi rregull që të mos bëhet pothuajse asgjë nëse nuk janë të vaksinuar. Ka një raport midis interesit publik dhe individual, dhe në vende më të zhvilluara janë bërë këto llogari.

Kanë arsye pse Franca dhe Greqia i ka bërë vaksinat e detyrueshme. Jam munduar të marr numrin e të vaksinuarve në universitet, por nuk e kemi këtë informacion të saktë. Kam të dhëna Jemi rreth 1200, nga këta 900 e ca janë vaksinuar. Shumica me të dyja dozat. Ndërsa vetëm 160 prej tyre nuk janë vaksinuar akoma. Ajo që kam konstatuar pas kthimit nga pushimetështë që ka fluks të vaksinimit.

Kjo është kompetencë e ministrit të arsimit, besoj se mesi i muajit tetor do jetë fillimi i vitit akademik. Diskutimi është nëse do bëhet online apo në auditore ose një kombinim i të dyjave.

Cfarë do ndodhë me studentët që nuk vaksinohen?

Nuk duhet të ecim mbi supozime, mos të flasim me sikur, do flasim për atë që ndodh lidhur me vendimmarrjen e Komuniteti Teknik. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë nuk mund të bëj deklarata që mund të krijojnë konfuzone. Unë nuk mund të flas për kryeministrin Rama, presim vendimmarrjen për mënyrën sesi do zhvillohet ky vit akademik. Ne jemi institucione publike nuk varemi nga qeveria. Do konsultohemi me senatet akademike. Unë u bëj thirrje studentëve tanë, atyre pak pedagogëve nga personali i Tiranës që mos të humbasin kohë me vaksinimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore