Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mesazh i qartë/ Një plumb dhe papagalli i vrarë, për çfarë kërcënohet familja në Dhërmi

Mesazh i qartë/ Një plumb dhe papagalli i vrarë, për

Mëngjesin e sotëm në Dhërmi u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri.

Sipar raportimeve në oborrin e familjes Bua u gjet një fishek dhe papagalli i vrarë.

Në lidhje me këtë ngjarje, familja ka bërë kallëzim në polici, pasi dyshon se ky akt është një kërcënim i hapur nga nga një familje tjetër për shkak të konflikteve që kanë mes tyre në lidhje me pronën.

Kjo familje ka hedhur akuza ndaj familjes Marku se ka falsifikuar dokumente në Kadastrën e Vlorës për të përfituar prona në mënyrë të paligjshme. 

67-vjecarja e familjes Bua ka ngritur akuzat edhe ndaj ish-kreut të Kadastrës së Vlorës Klodjan Troci, si të përfshirë në falsfikim dokumentesh.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi pak ditë më parë nga zyrat e Qarkut të Këshillit në Vlorë u zhduk një dosje për një pronë në Dhërmi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore