
Menaxhonin mbi 20 prostituta, goditet 'familja' shqiptare në Itali, kush është gruaja që shkatërroi 'të fortët'
Policia italiane ka shkatërruar një grup të vërtetë kriminal që drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Banda drejtohej nga një familje shqiptare dhe disa rumunë.
Në bankën e të akuzuarve është shqiptari, Edmond Gjini, 40 vjeç, si dhe një 23 vjeçar italian dhe një 30 vjeçar rumun, pozicionet e të cilëve janë sqaruar në seancën paraprake.
Ndërkohë, Petrit Gjini, 27 vjeçar dhe një i ri rumun janë dënuar përkatësisht me nga 5 vjet e 4 muaj ndërsa Eduard Gjini, i konsideruar si kreu i bandës me vëllanë e tij, Edmondin, është dënuar me 4 vite.
Grupi ishte në gjendje të menaxhonte të paktën 20 prostituta që shisnin trupat e tyre përgjatë Pontebbana dhe Terraglio. Secila prej vajzave paguante një “qira” për stacionin me një shumë prej 250 eurosh në javë. Në këmbim, “vajzat e natës” merrnin mbrojtje nga organizata.
Edmond Gjini menaxhoi grupin për më shumë se një dekadë. Ai u arrestua edhe më herët pas një urdhri të Gjykatës së Venecias më 31 janar 2013 me detyrimin më pas që të mos kthehej në Itali për një periudhë prej 10 vjetësh. Në fakt, udhëtimet e tij të biznesit nuk mbaruan kurrë, siç kanë dokumentuar hetuesit. Aktualisht njeriu është i lirë dhe jashtë territorit italian.
Mediat vendase shkruajnë se atë e “tradhtoi” e ish e dashura e tij, një grua 43 vjeçare, që iu drejtuar policisë për të denoncuar metodat e bandës. Edmond Gjini, pasi e la atë e kërcënoi që të mos raportonte në polici, megjithatë gruaja mori guximin dhe arriti bindte hetuesit duke “djegur” kështu organizatën.
Në këtë mënyrë përfunduan në pranga Eduard Gjinit dhe kushëriri i tij, Petriti, ndërsa një kushëri tjetër i quajtur Gjovalin ishte burgosur në Gjermani.
Të tre “togerët” e shefit kishin për detyrë të veçantë të garantonin rendin dhe mbrojtjen në rast të ndërhyrjes së prostitutave të tjera në hapësirat e administruara nga banda.
Për të mbledhur paratë ishte një vajzë rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e vëllait tjetër të familjes Gjini, Antoni, dhe dy italianëve, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella. Si pjesë e hetimit, policia kërkoi gjithashtu hotelin “Al Sole” ku disa dhoma u përdorën nga prostitutat për të garantuar klientët takime të izoluara dhe më komode.




E rëndë në Tiranë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit
Historia e plotë >



Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë', tërhiqet zyrtarisht nga futbolli
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Ja sa do të jetë gjoba për maskat, nëse jeni pa kartë ID përfundoni në komisariat

Kurimi / Nis procedura e terapisë me plazëm, pacientja 30-vjeçare që mposhti Covid e para që dhuron gjak

Shifra rekord/ OBSH jep alarmin, mbi 300 mijë të infektuar në ditë nga Covid
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
