Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Mëkati i Kryemadhit ishte se..."/ Braimllari: Senatorët e LSI u larguan për interesat të tyre, donin pushtetin

"Mëkati i Kryemadhit ishte se..."/ Braimllari: Senatorët e

Endrit Braimllari, mbrëmjen e sotme në emisionin “Politiko” në Top News tregoi se cili ishte “mëkati” i vetëm i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në zgjedhjet e prillit.

Sipas tij, gabimi i Kryemadhit ishte se investoi për të krijuar një ekip të ri në këto 4 vite. Braimllari mohoi se Lëvizja Socialiste për Integrim kishte larguar senatorët.

Ai u shpreh se senatorët që u larguan nga LSI, e bënë për shkak se menduan për interesat e tyre dhe për pushtetin.

“Mëkati i vetëm i Monika Kryemadhit ishte se investoi fort te një ekip i ri në këto 4 vite. Nuk hoqi senatorët, LSI nuk hoqi asnjë senator, por senatorët zgjodhën mbajtjen e pushtetit, dhe u pa ça ndodhi me atë që loboi në Durrës, e mori Rama, i tha futu me para thyej çdo votë, dhe pastaj jep dorëheqjen.

Nuk qëndroi me ne se nuk besoi në frymën e LSI për të bërë opozitë, nuk besoi tek ekipi i ri. Mënyra se si LSI vendosi të bëjë opozitë, ishte opozitë frontale. Nga gjithë fronti opozitar, LSI sulmonte kundër çdo lloj skandali. Ata panë interesat e tyre personalë,” tha Braimllari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore