
“Megagrabitjet” nga Rozeta dhe Havieri/ Shtohen akuzat ndaj nënë e bir, 3 kallëzime të tjera...
Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të akuzuar për një sërë vjedhjesh në kryeqytet, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës.
Megjithatë, duket se pas zbulimit të vjedhjeve të kryera nga Rozeta dhe Havier Dobi, të tjera denoncime janë bërë nga persona që kanë rënë pre e nënës dhe djalit.
Komisariati nr.2 në Tiranë ka çuar informacion në prokurorinë e Tiranës për nisjen e hetimeve për "Pastrim të produkteve të veprës penale" lidhur me shumën e madhe të kapur në banesën e pastrueses Dobi. Në komisariat janë administruar për 24 orë dhe 3 kallëzime penale për pastruesen, ku personat raportojnë vjedhjen e banesave.
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, grabiste familjet ku ishte punësuar.
Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




