
“Mega-grabitja” e Rozeta Dobit/ Shpërblehen policët që zbardhën ngjarjen, ja çfarë është vendosur
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, ish-shefe Kabineti në Ministrinë e Rindërtimit.
Për këtë arsye, efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë, të cilët zbuluan ngjarjen, kanë marrë një pagë shpërblim për këtë operacion që çoi në pranga pastruesen Rozeta Dobi bashkë me të birin, Havierin.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga, teksa kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave.
Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në polici.


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >
EMRI/ E RËNDË në Fier, ndërron jetë efektivi i policisë pas aksidentit
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >