Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mediat greke: Rama dhe Bakoyannis “nxorrën shpatat” kur u diskutua çështja e detit

Mediat greke: Rama dhe Bakoyannis “nxorrën shpatat” kur u

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Greqi dhe takimit të tij me zyrtarët e lartë të shtetit helen.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme, mes të cilave iu dha më shumë rëndësi kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë, forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, apo dhe tensioned Greqi-Turqi.

Media fqinje newsbeast.gr shkruan se Rama dhe ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis kryqëzuan shpatat, me qëllim sheshimin e diferencave mes Shqipërisë e Greqisë.

Në fjalën e tij Rama tha se dy vendet herët a vonë do arrijnë në një marrëveshje lidhur me kufirin detar.

Ai gjithashtu rekomandoi ndërmjetësimin e palëve të treta. Një gjë e tillë u kundërshtua nga Bakoyannis.

 “Edhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë.

Mund t’i rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, deklaroi ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore