Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Mea culpa", Këlliçi: PD gaboi me bojkotin e zgjedhjeve lokale, kur krahasoj Ruçin me Berishën nuk...

"Mea culpa", Këlliçi: PD gaboi me bojkotin e zgjedhjeve

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në studion e emisionit Zona Zero e ka cilësuar si të gabuar bojkotimin e zgjedhjeve lokale, duke u shprehur se kjo kishte një kosto jo të vogël për PD-në, duke e lënë terrenin bosh. Një "mea culpa" e përfaqësuesit të opozitës, i cili sot e cilësoi si jetike reformën territoriale.

Sa i përket përplasjeve brenda PD-së, Këlliçi i cilësoi si një debat i dëmshëm që bëhet në publik dhe si ai duhet të zhvillohet brenda strukturave. Sipas tij sa shumë të zgjatet ky debat, aq më shumë do t'i zgjatet pushteti Edi Ramës.

"Kush thotë se situata është tejet e qetë gënjen, ka një problelm të brendshëm, që i takon ta zgijdhë vetë PD-ja, ka dalë jashtë shinave. Ky debat mendoj se sa më shumë kohë kalon aq më shumë dëm i bën shtetit në pëgrjithsi, se PD-ja është pasuri kombëtare, morale e legjitime. Në zgjidhjen e këtij ngërçi duhet ulur retorika ndarëse, duhet folur më çdo demokrat për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin, e vërteta deri në fund të do ta na çojë në zgjidhjen e krizës së imponuar", tha Këlliçi.

A e cilësoi si jo normale që Gramoz Ruçi, ish-ministri i Brendshëm i kohës së diktaturës që u akuza u akuza për vrasjen e 4 martirëve të demokracisë në 2 prill 1991 në Shkodër, u largua nga politika me një shfaqje të veçantë dhe duatrokitje, ndërsa lideri historik i PD-së po përballet me akuzat e personave "non grata".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore