Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më vunë tritol te dera e shtëpisë” / Duka: Kamerat kanë kapur autorin

“Më vunë tritol te dera e shtëpisë” / Duka:

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës në Durrës nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale dhe në deklaratën e parë pas ngjarjes, Presidenti i FSHF-së tha për mediat se shpreson që policia ta zbardhë ngjarjen shpejt.

“Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, deklaroi ai.

Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë djali dhe gruaja e Armand Dukës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore