Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më vendosi thonjtë në fyt…”/ Mikja e 37-vjeçares së masakruar nga ish-burri në Itali: I shoqi u largua me makinën e vajzës…

“Më vendosi thonjtë në fyt…”/ Mikja e

Mikja e Mynevere Myrtajt ka rrëfyer dhunën që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj 37-vjeçares. Ajo rrëfeu se në një rast Mynevere i kishte treguar se si i shoqi kishte shkuar në banesë dhe i kishte vendosur duart në fyt, pasi kishte nxjerrë jashtë shtëpisë dy vajzat e tyre të mitura, njëra me aftësi të kufizuara.

Ajo tregoi se natën e krimit Viron Karabollaj kishte marrë vajzën e vogël në banesën e tij dhe pasi i kishte marrë çelësat ka dalë nga banesa dhe i ka thënë: “Mos i trego askujt”. Pasi ka masakruar me thikë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të ri, 24-vjeçarin Flonin Mërkuri, është larguar drejt magazinës ku vari veten me makinën e Mynevere Myrtajt.

“Po Vera më ka thënë për dhunën e ushtruar, një ditë kishte ardhur ky, kishin diskutuar dhe ka arritur deri në momentin kur i kishte vendosur thonjtë në fyt, nxori vajzat jashtë. Ishte i kujdesshëm ndaj vajzave, bëhej perëndi në sy të tyre. Nuk ushtronte dhunë kur vajzat ishin aty.

Vera kishte urdhër mbrojtje dhe ishte tolerante ndaj bashkëshortit. Çdo gjë e bënte për vajzat. Atë natë ka marrë vajzën e vogël tek shtëpia e tij dhe i ka marrë çelësat e banesës së Verës.

Vajza ishte e madhe ishte me shoqet, vajzës së vogël i ka thënë ‘do të iki pak jashtë, por ti mos ki frikë, mos lajmëroi njeri mos i thuaj njeriu”. Ka bërë atë krim makabër, për këtë do flasin autoritetet. Është larguar nga shtëpia e Verës me makinën e saj dhe ka shkuar në magazinat ku u gjet i vetvarur.

Babai i mirë ishte me vajzat, ajo ishte tolerante ndaj tij. Sido që të jetë është babai i tyre. Kam folur me të, më tha thotë se kishte njohje me një italian. Një ditë kur ishin në lokal me italianin, duke qenë se ish-burri e ose kishte parë vetë ose kishte lënë dikë për ta ruajtur, di që e ka marrë në telefon dhe çfarë nuk i ka thënë, ishte shumë i dhunshëm. Ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj, ajo mundohej vetëm të buzëqeshte, por kuptohej se ishte dhunë.

Pas kësaj më tha “ka mundësi të shkëputet çdo gjë”. “Kam pirë kafe me dikë, por shikoj që më është larguar” sepse Vironi e merrte në telefon dhe çfarë nuk i thoshte.

Divorci me letra u bë, braktisjen ai e kishte bërë më përpara. Edhe pse ushtronte dhunë mbi Verën, ai e braktisi. Nuk e dimë pse. Vera kur iku herën e parë e përjetoi, ishte normale, kishte dy vajza, njërën me probleme, me terapi, do shkonte tek doktorët. S’ishte e lehtë për të vetëm. Kur e pyesja ku bëhet, thoshte ‘ka ikur, nuk e di. Më mirë që nuk është me atë që bën, më lodh edhe mua’. Vajzat i takonte. Kur ishte larg komunikonte në telefon, Kohët e fundit qenka zhvendosur aty pranë.

Në bisedën e fundit nuk më ka thënë se ishte e shqetësuar. Vetëm për punën e vajzat më ka folur. Më tha dua ta çoj vajzën në një terapi, i kishte kërkuar ta dërgonte në një pishinë të ngrohtë, diçka e tillë. Ishte në moshën e saj, ku thoshte jam ndryshe nga të tjerët. E ndjente se ishte ndryshe. I kishte thënë më dërgo në një terapi se “do punoj fort të bëhem si shoqet”, tha mikja e 37-vjeçares gjatë një emisioni televiziv. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore