Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më tha kam ethe”/ Shoqja e ngushtë tregon bisedën e fundit me Aneta Ramën

“Më tha kam ethe”/ Shoqja e ngushtë tregon bisedën e

Fatime Kadriu, fqinje, por edhe shoqe tregon si e ka njohur Aneta Ramën që prej momentit që erdhi nuse. E moshuara me lot në sy thotë se kishin miqësi të ngushtë dhe e kujton si zonjë të rrallë, nikoqire.

Ajo tregon se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Anetës ishte përkeqësuar, ndërsa kujton fjalët e saj gjatë momentit që e vizitoi në shtëpi. Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme. 

Intervista e plotë për Report Tv


E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?
Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë

Çfarë mbani mend?
Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor jam mërzitur shumë. Cfarë ti bësh...

Si keni shkuar?
Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatriçe vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje...

Kohët e fundit dilnit e takonit?
Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta...Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë e thjeshtë shumë e mirë.

Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?
Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.

Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?
Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu...pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin...Iku Neta, iku....

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore