Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Më të prekurat nga Covid?! Albana Fico: Janë femrat, ftojmë të gjithë të vaksinohen

Më të prekurat nga Covid?! Albana Fico: Janë femrat, ftojmë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh ditën e sotme se femrat janë më të prekurat nga Covid. Ajo tha se java ka qënë e qëndrushme e se vaksinimi vijon në qendrat shëndetësore. Fico këshilloi të gjithë studentët dhe personat që e kanë me detyrim që të vaksinohen.

"Ka pësuar një ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje. Numri i Bashkive të prekura është 51, ka pësuar një rritje, % e rasteve të reja ku 52% femra dhe 48 meshkuj. Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. Kemi pasur një javë të qëndrueshme. Sot kemi një seri grafikësh që e bëjnë më të lehtë situatën për ta parë. E rëndësishme është se po vijojnë vaksinimet në qendrat shëndetësore, jemi në muajt e hapur të vaksinimit masiv. Ky muaj bëhet dhe më i rëndësishëm se do të hapen shkollat. Ftojmë të gjithë ata që duhen vaksinuar, të mos bëjnë asgjë më shumë vecse të shkojnë në qendrën e vaksinimit, tha Fico.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore