Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Me shpejtësi mbi 167 km/h në Sauk, policia “fundos” shoferët (Video)

Me shpejtësi mbi 167 km/h në Sauk, policia “fundos”

Policia ka pezulluar 9 leje drejtimi gjatë natës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.  Sipas policisë nga kontrolli u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 gjoba për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte i huaj.

"Mos nxitoni për të arritur fundin, shpejtësia vret jetë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në çdo rrugë ju pret drageri dhe polici", apelon policia. Gjithashtu mbrëmë kontrolle janë zhvilluar gjatë natës në rrugët e qytetit edhe në Vlorë për makinat me xhama ta zinj, apo personat e skeduar si problematikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore