Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më sekuestruan telefonin”/ Kontrollori i Rinasit flet pas shoqërimit në polici

“Më sekuestruan telefonin”/ Kontrollori i Rinasit flet pas

Një nga kontrollorët e shoqëruar nga policia pas protestës në Albcontrol ka folur për ‘News 24’ pas daljes nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Ai tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë, ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Kontrollori Pirro Lako tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen.

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?

Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?

Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtje.

Firmosët diçka?

Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.

“Më sekuestruan telefonin”/ Kontrollori i Rinasit flet pas

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore