Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Me plis Kosove e flamurin kuqezi"/ Gazetari publikon foton e ish-senatorit Bobe Dole 

"Me plis Kosove e flamurin kuqezi"/ Gazetari publikon foton e

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, teksa ishte në gjumë. Ai njihej si një mik i hershëm i shqiptarëve.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi bardhezi ku shfaqet edhe Dole me flamurin kuq e zi në duar. Fotografia u publikua nga redaktori i gazetës shqiptare në New York “Illyria”, Ruben Avxhiu në Twitter.

“U prehsh në paqe, ju jeni një patriot i mrekullueshëm amerikan”, shkroi Avxhiu. “Shqiptaro-amerikanët nuk do t’iu harrojnë kurrë juve. Njerëzit e Kosovës nuk do t’iu harrojnë kurrë”, shtoi gazetari shqiptar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore