Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Më pak se 4 dalje publike në muaj/ Ku u zhduk LSI? Endrit Braimllari flet në "Politiko"

Më pak se 4 dalje publike në muaj/ Ku u zhduk LSI? Endrit Braimllari

Në “Politiko” në Top News, mbrëmjen e sotme po diskutohet tema “Ku humbi LSI”. Që në nisje të emisionit, gazetari Alfred Leka ceku pjesën se në 1 muaj, LSI ka vetëm 4 dalje publike.

Për të folur për këtë në studio është i ftuar edhe Endrit Braimllari, i cili tha se LSi pësoi një goditje të madhe nga “masakra elektorale”.

“Përveç masakrës elektorale që ishte e adresuar tek LSI, pozicionimi i saj ka qenë shumë i qartë.

Kemi pasur një moment reflektimi. Jemi në takime të përditshme, por sot më shumë se kurrë duhet të jemi përballë një maskre zgjedhore, apo dhe masakre në lidhje me rritjet e çmimet e çdo gjë.

Shqiptarët kanë një hall të dretëpërdrejtë, që është rritja e çmimit të shportës. Përballë këtyre skandaleve, LSI dhe opozita kanë çuar pafund denoncime në SPAK, por s’ka asnjë reagim nga SPAK.

LSI është pozicionuar qartazi dhe do ketë një aksion shumë të fortë, do dalim me Konventën tonë kombëtare me programin tonë shumë shpejt.

Vendi në situatë alarmante, partitë e tjera dhe LSI të mos heqin vëmendjen nga hallet e popullit," tha Braimllari.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore