Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më mori peng djalin dhe na grabiti gjithçka”, flet nëna e adoleshentit grek që u rrëmbye nga krimineli shqiptar Esko

“Më mori peng djalin dhe na grabiti gjithçka”, flet

Krimineli shqiptar, Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën Esko është bërë kryefjala e lajmeve në Greqi, pas shkatërrimit të dy bandave që 30-vjeçari drejtonte në konviktet e universitetit Politeknik në zonën e Zografou në Atikë.

Esko u arrestua dy ditë më parë bashkë me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit antidrogë.

Sipas burimeve mësohet se në kampusin universitar strehoheshin 3 banda, dy prej tyre kishin në krye Esmin Ferhatin, i cili u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi tentoi të largohej nga zona për të mos u arrestuar.

Mes të arrestuarve është edhe një police praktikante, ndërsa nuk dihet ende numri total i shqiptarëve që kanë rënë në prangat e policisë.

Sakaq akuzat ndaj kokës së dy bandave shqiptare janë të shumta, Ferhati akuzohet për grabitje, trafikim të lëndëve narkotike dhe pengmarje.

I tillë është rasti që ka rrëfyer për ERT Neës nëna e një adoleshenti grek, i cili u rrëmbye disa vite më parë nga banda e shqiptarit. Asokohe adoleshenti ishte vetëm 17 vjeç. E ëma e adoleshentit u shpreh e qetësuar për arrestimin e autorëve që i rrëmbyen djalin dhe i grabitën shtëpinë. Ajo tha se gjithë këto vote kishte frikë, pasi autorët nuk ishin kapur.

“Prisnim me padurim arrestimin e tyre, sepse kemi besim te policia”, tha nëna e adoleshentit.

Zonja Papadakou e cilësoi Eskon kriminel të dhunshëm. Ndaj tij ka katër urdhër arreste. Ajo tha se Esko dhe grupi i tij morën peng djalin e saj , e lidhën në një pemë dhe e detyruan t’i jepte çelësat e shtëpisë dhe t’i tregonte adresën.

Sipas saj rrëmbyesit e lanë 17-vjeçarin në pemë dhe shkuan në shtëpi për të grabitur para dhe florinj, ndërsa rrahën në mënyrë brutale bashkëshortin e saj.

“Ata morën gjithçka. Na thanë se kanë fëmijën tonë. Na rrahën shumë keq, sidomos burrin tim”, tha Papadakou.

E ëma e të rrëmbyerit, duke iu përgjigjur pyetjes se pse policia nuk i kishte arrestuar më herët autorët, pasi i kishte identifikuar, u shpreh se “ata nuk u kapën sepse ndodheshin në azilin universitar ” .

“Policia nuk u lejua të hynte atje”, tha Papadakou.

32 personat e arrestuar të martën në zonë mbërritën sot në Gjykatë. Ndërkohë 23 nga 32 të arrestuarit përballen me akuza të rënda. Ndaj tyre janë ngritur procedime penale për vepra të shumta që kryesisht kanë të bëjnë me:

1.     Organizata Kriminale

2.     Grabitje

3.     Trafik droge

4.     Lëndim i rrezikshëm trupor

5.     Rezistenca ndaj autoritetit

6.     Mosbindje

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore