
"Më mirë të më thohin hap krahun"/ Korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, Lefter Alla para gjykatës
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë para Gjykatës ditën e sotme. Alla, i cili u arrestua dy ditë më parë, akuzohet për korrupsion si dhe për abuzim me tenderat publikë. Së bashku me Allën, kanë dalë para gjykatës dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar në bashkinë e Bulqizës. Gjatë dëshmisë së tij në gjykata Alla i ka cilësuar akuzat ndaj tij politike.
“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, është shprehur ai.
Dy ditë më parë, Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Alla është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Reshje shiu dhe dëbore? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Historia e plotë >





Degradon sherri në Durrës, dy persona zihen me leva
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive ...
Historia e plotë >
Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

KUJDES! Përkeqësohet moti, del njoftimi i rëndësishëm për MASAT: Ndaloni...
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Historia e plotë >


