
“Më kanë përdhunuar 5 vetë”, rrëfehet nëna biologjike e djalit që e la 3-ditësh: I kam uruar vetes vdekjen (FOTO)
Pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, Elvira dhe Elez Dungaj, treguan se si kanë rritur një fëmijë që 3-ditësh e deri tani, që ua la në shtëpi një vajzë e re 18-vjeçe.
Nëna biologjike e djalit është Esmeralda Kamena, e cila sot tregoi jetën e saj të vështirë dhe arsyet se pse e la të birin te familja rome.
“Kam qenë 18 vjeçe. Dy muaj para se të vija në Shqipëri mora vesh se isha shtatzënë. Në Greqi jetoja me një djalë, i cili më nxori jashtë pasi mori vesh se isha shtatzënë. Kam pas punuar në një diskotekë në Greqi dhe aty më kanë përdhunuar 5 vetë.
E kam lindur në Shkodër djalin pasi po kërkoja një shtëpi, se kisha gjetur një punë. Linda djalin dhe nuk kisha ku të qëndroja. Ika sërish te halla ime. Dy ditë e mbajtën e më thanë që të shkoj të punoj se çfarë do hajë djali.
Shkova për të punuar dhe më pas më thanë hajde te shinat e trenit dhe aty e gjeta hallën me djalin
Burri i gocës time nuk do kurva në shtëpi. E mora çunin dhe nuk dija ku të shkoja. Ishte shumë ftohtë, kisha frikë se çuni do më vdiste nga i ftohti. Mora në telefon një shok që i thashë se doja të më ndihmonte. Më dërgoi te Elvira, e cila ishte shumë e dashur dhe e respektuar. Më mori brenda, lau djalin dhe i bëri të gjitha sikur të ishte nënë. Ajo kishte dy vajza dhe donte shumë një djalë. Pasi e lashë i urova vetes vdekjen, nuk kisha djalin. Nuk kisha asnjë, as mamanë, as baba, as motër e vëlla. E kam puthur, i kam bërë një fotografi dhe e kam akoma atë fotografi”, tha ajo.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >