Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më ka vjedhur bizhuteritë”/ Kujt ia bëri "gropën" tjetër pastruesja Rozeta Dobi, dalin DY EMRA të tjerë

“Më ka vjedhur bizhuteritë”/ Kujt ia bëri

Zbulohen dy emra të tjerë që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore