
“Më ka vdekur gruaja dhe vëllai”/ Habit autori i MASAKRËS në Gramsh: Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur
Është zbardhur deklarata e autorit të masakrës së ndodhur pasditen e djeshme në Gramsh, ku Zegjine Sinani dhe Shaqir Sinani u vranë.
Mësohet se bashkëshorti i 72-vjeçares Xhevat Sinani, nuk mban mend asgjë nga masakra që ndodhi një ditë më parë. Teksa u pyet nga oficeri për atë që ndodhi, 80-vjeçari deklaroi i qetë që i kishin vdekur të afërmit, mirëpo mohoi të dinte se ç'kishte ndodhur më tej. Nuk dihet ende nëse ai vuan nga ndonjë sëmundje që i shkakton probleme me kujtesën, apo po shtiret për t’i shpëtuar një dënimi të rëndë.
“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.
Sinani vrau gruan e tij, Zegjine Sinanin, 72 vjeçe brenda banesës dhe më pas vëllain e tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç. Pasi vra gruan e vëllain, 80-vjeçari mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.
Krimin e dyfishtë, 80-vjeçari e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllain në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Më pas u arratis për t'u kapur pak orë më pas nga policia.






Fshati në Peqin mbetet pa pjeshkë!/ Pemët frutore u shkatërruan nga breshëri
Historia e plotë >


Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




