
“Më erdhi keq për Alqi Bllakon”/ Veshaj: Ahmetaj mbuloi aksidentin në Shkup, siç po mbulon përfshirjen tek Inceneratorët
Avokati Sajmir Veshaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të folur në lidhje me kërkesën e dorëzuar nga ai në SPAK, për rihapjen e hetimeve për çështjen e Inceneratorëve.
Veshaj deklaroi se SPAK ka lënë jashtë bankës së të akuzuarve Arben Ahmetajn, i cil ika qenë personi që ka përfituar nga kjo aferë.
‘Sepse nuk mundet klientja ime të përgjigjet për një dëm që ka ardhur kundër interesave të shtetit, ndërsa Ministri i atëhershëm i Financave dhe zv/kryeministri ka firmosur për ardhjen e këtyre pasojave. SPAK e mbylli hetimin kaq shpejt duke çuar në bankën e të akuzuarve viktimat dhe jo ata që kanë përfituar, madje edhe pjesë të kabinetit të tij, gjasme u vodh nga një pastruese. 500 euro janë para që duhet t’i kthehen shtetit.
Një maçok i ka fituar këto para. Maçoku i ka çuar paratë tek pastruesja. Kjo është e turpshme në një vend si Shqipëri. Dikush ka dashur të përfitojë. Të fshehë paratë nëpër shtëpia, nëpërmjet pastrueseve. Një pastruese e zyrtarëve të pincave duhet hetues. Nuk mundet të ketë mijëra euro në shtëpi apo 3 mijë kilometra pasuri. Seanca është lënë për në 2 shkurt. U rrëzua një kërkesë nga ana e Gjykatës për të hetuar bashkë Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Kush është ai person që ka sjellë dëmin. Është skandal i madh që populli nuk ka çfarë të hajë dhe njerëzit mbajnë në shtëpi 500 euro. Arben Ahmetaj duhet të dorëzohet vetë në SPAK. Duhet të thotë vetë nëse ka lidhje. Në bankën e të akuzuarve duhet të kemi ata që kanë përfituar jo nënpunësve të thjeshtë.
Ai është një maçok i lindur që në momentin që ka bërë aksidentin në Shkup, mund ta mbulojë këtë. Është një dhelpër në qeverinë Rama që ka ditur të manovrojë. Në vend të tij nuk mund të shkojnë viktimat. Ai duhet të paraqitet vetë në SPAK. Sot kam parë Alqi Bllakon dhe më ka ardhur keq. Ishte pa të keq në bankën e të akuzuarve. Ajo shkollë ku ka mbaruar ai ishte vlerësuar në 0 përballë intrigave të këtyre njerëzve. Dukej që nga fytyra që kishte baruar shkollë jashtë.”- Veshaj.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




