Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Me Bashën, apo Berishën? Rama: PD është në shkatërrim e sipër

Me Bashën, apo Berishën? Rama: PD është në

Kryeministri Edi Rama u pyet se kë mbështet në përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës brenda Partisë Demokratike.

Rama tha se ndjen keqardhje ku sheh që një aset i demokracisë shqiptare, siç është Partia Demokratike, sot është në shkatërrim e sipër.

“Unë nuk jam me asnjërin prej tyre, sepse pavarësisht se janë tipologji të ndryshme, për mua janë e njëjta gjë. Një aset në demokracinë shqiptare është në shkatërrim e sipër”, tha ai në një intervistë për TV MCN.

Në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Rama nuk e komentoi, por tha se vendimi është i rëndë edhe për vendin. Por, Kryeministri tha se po banalizohet kjo çështje.

“Nuk dua të komentoj historinë e Saliut, që është shumë më e rëndë se sa duket për vendin tonë, që një njeri që ka pasur 30 vite të gjitha çfarë mund të ketë një njeri në kulm të karrierës politike, president, kryeministër, shpallet non grata nga një vend aleat i rëndësishëm i Shqipërisë. Banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi si një fakt që është produkt konspiracioni është e rëndë kjo për Shqipërinë. Ka një peshë shumë të madhe në raport me shqipërinë. Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë nga një gur në qafën e një njeriu, të kthehet në një gur në qafën e një vendi, kjo është e tepërt për ta banalizuar”, u shpreh ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore