Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“McGonigal”/ Rama pranon takimin me agjentin e FBI: Nuk kam pse komentoj asgjë

“McGonigal”/ Rama pranon takimin me agjentin e FBI: Nuk kam pse

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve. Rama tha se ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo Republikës së Shqipërisë, zero.

Kreu i maxhorancës pranoi takimet me zyrtarin e FBI, por tha se nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja, teksa më pas u ndal te 21 janari dhe hapja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinion ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet.

Kjo është një çështje jo çështje, është e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga pakujdesia kur ato bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton kujt. Në këtë rast ka zero akuzë dhe zero lidhje mes asaj që diskutohet dhe meje dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Takova një zyrtar të lartë, po, e takova, disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së çorollepsjes së njerëzve aq më pak kush jemi para një prove të re në lidhje me 21 janarin dhe kërkesën për hapjen e hetimit të SPAK. Kush e kupton e kupton, unë nuk kam pse komentoj asgjë. Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që kryesorja është krejt tjetër”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore