Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllje në tetor nëse rriten rastet me COVID? Manastirliu tregon skenarin

Mbyllje në tetor nëse rriten rastet me COVID? Manastirliu tregon

Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa foli për situatën me epideminë e koronavirusit në vend, tha se nuk parashikohet një tjetër mbyllje tërësore e vendit, nëse muaji tetor do të sjellë rritje të infeksioneve.

E ftuar në emisionin “Real Story”, Manastirliu tregoi dhe skenarin për përballimi e situatës në vjeshtë e në dimër, ndërsa theksoi se “jemi përballë sfidash të panjohura”.

 “Nuk parashikohet një mbyllje tërësore do jemi në konsultim të ngushtë me komitetin e ekspertëve, do vlerësojmë masat që duhet të jenë për ti zbatuar e jo neglizhuar si ndërmorëm masa të vecanta per maskat ne ambientet e mbyllura, si protokollet e sigurisë, mos harrojmë se kemi dy javë që kemi hapur shkollat dhe se kemi ende të matshëm efektin, jemi përballë sfidash e të panjohurash, nuk e kemi kaluar ndonjëherë.

Nga kjo epidemi kemi mësuar shumë, si mund të reagojmë në rast se kurba e infektimeve rritet e strategjia efikase është gjurmimi dhe izolimi duke këputur zinxhirin e infeksionit, ky do jetë synimi ynë, do shtojmë gjurmimin e testimin, plus dhe ndërgjegjësimin, masat lokale në qytet të urbanizuara ku është Tirana, është i vështirë mbyllja se gjithmonë do ketë intensitet të lëvizjes e shkëmbimit të qytetarëve e rezulton një masë jo efiçente, ne kemi një plan kur ka një vatër të caktuar infeksioni dhe si izolohet kur është në një institucion, kopësht, çerdhe, biznes, fasoneri, këto protokolle janë i kemi zbatuar dhe kanë rezultuar efikase. E kemi të qartë planin ç’duhet bërë por kjo do vlerësohet në dinamikë e s’do ketë një plan i marrë ad hoc, do jetë shumë i vlerësuar”, tha ministrja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore