Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllja e konvikteve/ Rezidenca Studentore Universitare sqaron studentët: Pagesa e nëntorit vlen në dhjetor

Mbyllja e konvikteve/ Rezidenca Studentore Universitare sqaron studentët:

Qytetit Studenti dhe Rezidencat 1 dhe 2 kanë sqaruar studentët në lidhje me pagesën e bërë për muajin nëntor, pas vendimit për mbylljen e konvikteve, masë e marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nëpërmjet një njoftimi, bëhet me dije se pagesa e bërë për muajin nëntor, do të mbartet në dhjetor.

Njoftimi:

 Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universitete online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktualë do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore