Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllja e gjimnazit privat në Tiranë/ Flet avokati mbrojtës: Shkolla ndodhet në të njëjtën godinë ku ka qenë një universitet

Mbyllja e gjimnazit privat në Tiranë/ Flet avokati mbrojtës:

Këshilli i Ministrave vendosi ditëm e djeshme mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë pa asnjë shpjegim apo arsyetim.

Gati dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria shqiptare e detyron kolegjin “Mehmet Akif Ersoy” me aktivitet prej 26 vitesh në Shqipëri  që të plotësojë dokumentet për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera, të mbulojë shpenzimet e këtyre procedurave dhe të  kthejë pagesat e kryera nga prindërit për shkollimin e fëmijëve.

Ditën e sotme, Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë ditën e djeshme. Sipas ministres Evis Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

Sot ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, avokati i kësaj çështje, në mbrojtje të kolegjit, Isuf Shehu.

Mbyllja e gjimnazit privat në Tiranë/ Flet avokati mbrojtës:

Duke komentuar pikën e parë të Ministrisë së Arsimit ‘Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës’, avokati tha:

“Godina ku shkolla e mesme u zhvendos është në të njëjtën godinë ku ka qenë një universitet. Ka qenë një shkollë e lartë më përpara e licensuar, dhe e mori me qira Mehmet Akif. Deri dje ishte operative dhe konsiderohej brenda standardeve, sot shpallet jashtë standardeve”.

I pyetur nëse juridikisht qëndron ky pretendim i Ministrisë, Shehu tha “jo”.

“Janë shumë arsye se pse nuk qëndron ky pretendim, e para me faktin se të gjitha kontrollet që janë bërë kanë dalë në përfundimin se janë kushtet standarde. Shkresa që nuk plotëson standardet vjen më 13, më 14 vjen shkresa që do të jeni në monitorim. E dyta kundërshton të parën”, vijoi avokati mbrojtës i kolegjit.

Ndërsa kur u ndal te pika e dytë “nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre’, Shehu u shpreh:

“Nuk e dimë se për çfarë kriteresh bën fjalë Ministria. Nuk na ka sjellë se cilat shkelje janë bërë apo kriteret që nuk janë bërë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore