Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllet seanca, Bozo njofton seancën e dytë në ora 17:00, emrat e deputetëve që do verifkojnë mandatet

Mbyllet seanca, Bozo njofton seancën e dytë në ora 17:00, emrat e

Sapo është mbyllur seanca e parë e Parlamentit. Ajo është drejtuar nga deptuetja më e vjetër në moshë Luljeta Bozo.

Pas një fjalimi të shkurtër, Bozo ka lexuar më pas emrat e të gjithë deputetëve sipas listës së depozituar nga KQZ.

Në mes tyre ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Më pas Bozo ka kërkuar nga grupet parlamentare të propozojnë emrat e komisionit të verifikimit të mandateve.

Nga ana e PS-së deputetët që u propozuan si anëtarë janë Klotilda Bushka, Aurora Mara, Nasip Nacco dhe Toni Gogu.

Ndërsa nga opozita Sajmir Korreshi, Dhurata Tyli, Greta Bardeli dhe Belind Këllicci.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore