Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ministria e Jashtme: Deri më 8 shkurt lejohen vetëm...

Mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ministria e Jashtme: Deri më 8

Pala greke ka mbyllur pikën kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.  Për këtë shkak ministria e Jashtme shqiptare bën të ditur se qytetarë shqiptarë duhet të kenë kujdes se deri në këtë datë kufiri në zonën e Kapshticës së pjesës së Korccës do të jetë i mbyllur.

"Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë", thuhet në njoftimin për shtyp.

Reagimi i plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021.
Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore