Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbyllet dëshmia në Prokurori/ Basha kërkon hetimin e Berishës: Dy kërkesat që kam

Mbyllet dëshmia në Prokurori/ Basha kërkon  hetimin e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë e tij në prokurori në lidhje me protestën e 8 janarit përpara selisë së PD-së. Basha në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se ka kërkuar nga prokuroria hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për ngjarjen e 8 janarit për protestën e 8 janarit.

"Kam kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë autorët, organizatorët, frymëzuesit, e ato që ushtruan dhunë kundër nesh e u përpoqën që të nxisin konfliktin deri në vëllavrasje", tha Basha.

Basha ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës duke thënë se orkestroi dhunën para PD. Ndërsa ka shtuar se ai ka dy thirrje, e para për të çuara para ligjit përgjegjësit e dhunës që shpërtheu para PD më 8 janar. Së dyti Basha është shprehur se nuk duhet humbur asnjë sekondë për të vazhduar luftën kundër “regjimit” të Edi Ramës.

"Kam kërkuar hetim i gjithanshëm i kësaj ngjarje. Ishte një organizim i vetëdijshëm i planifikuar i një tentative vrasje, me një autor, për interes personal", theksoi Basha.

Kryedemokrati e deklaroi se "kam kërkuar hetimin e gjithsecilit nga i pari tek i fundit, nga Sali Berisha tek i fundit, duke bërë ndarje të qartë të organizatorëve, urdhëruesve".

Deklarata nga Basha

“Si rregull nuk kërkojmë prova për të rrezuar gënjeshtra por gënjeshtra kërkojnë gënjeshtra. Gënjeshtrat e Berishës kanë nisur në 9 shtator. Preferoj që ta lë të shkuarën pas. Ata që na kanë mbajtur në vend numëro për 30 vite, do i largojmë duke u bërë të gjithë bashkë, jo vetëm rreth një sigle.

Per një demokraci e cila si me thënë jep mandatin por dhe shkarkon qeverinë me votat e qytetarëve. Kam kërkuar hetimin e plotë të gjithanshëm të kësaj ngjarje, inkurajoj drejtësinë. Nuk është asgjë më pak se tentativë vrasje mes demokrateve për interesa persona, me atë të një grupi të strukturuar kriminal, por interesa të një personi. Kam kërkuar që të vihen para drejtësisë nga i pari te i fundit. Nga Berisha te të gjithë të tjerët. Për fat të keq i pa e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria. atyre pak demokratëve që u ndodhën aty por që u distancuan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore