Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Mbylle kullën”/ Zbardhen bisedat në WhatsApp mes 3 kontrollorëve: Mua dhe Lolën na pushuan, e prekën fundin!

“Mbylle kullën”/ Zbardhen bisedat në WhatsApp mes 3

Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për 3 nga kontrollorët që në shenjë proteste pezulluan aktivitetin e tyre çka solli bllokimin e fluturimeve.

Në procesverbalin për ndalimin e të dyshuarit Muhin Mezini, thuhet se ndalimi u krye me iniciativën e policisë për shkak të gjendjes së ngutshme sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Më 7 prill në Prokurorinë e Tiranës është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga Shoqëria Albcontrol sh.a., si dhe materialit kallëzues të referuar nga shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” me shtetasin Gersi Spaho, të cilit më 6 prill ora 21:12 i shkruan se: “Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit", është ky një nga mesazhet e gjetura në aplikacionin WhatsApp, mes Flora Ndreca, një ndër të arrestuarit që komunikon me një punonjës tjetër.

Nga ana tjetër, Muhin Mezini është ai që u ka shpërndarë punëtorëve të tjerë formularin e deklarimit të paaftësisë në punë dhe duke i shpjeguar se si duhet ta plotësonin.

Armando Fezga komunikoi me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34, ku i shkruan: "Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.

Në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini i shkruan Armandos: "Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë", ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan "Mbylle kullën", Hajredini i përgjigjet: “Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore