Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mburrej se "fitonte shumë"/ Fundoset bosi shqiptar që u kap me 1.1 milion paund kokainë

 Mburrej se "fitonte shumë"/ Fundoset bosi shqiptar që u kap

Mediat britanike shkruajnë se një shqiptar është burgosur për 10 vjet pasi është kapur me një sasi kokaine që kapte vlerën e 1.1 milion paundësh, si dhe me armë.

Kokaina e pastër u gjet në banesën e 29 vjeçarit Muhamet Qosja, konkretisht nën shtratin e fëmijëve të tij.

I riu shqiptar u kap tetorin e vitit të kaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet edhe sasia e madhe e kokainës.

Fillimisht në makinën e shqiptarit u gjetën 23 mijë paund “Cash”, kjo çoi policët që të kryenin një kontroll në banesën  e 29-vjeçarit shqiptar ku zbuluan më pas se kishte armë dhe drogë.

Qosja, i cili e ruante drogën përpara se t'ua shpërndante tregtarëve në rrugë - u mburr përpara efektivëve se kishte hyrë fshehurazi në Britani në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe kishte vendosur të merrej me trafik narkotikësh, sepse “fitonte shumë”. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore