Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Mbi 73% e popullsisë e imunizuar"/ Nga doza e tretë tek vaksinimi i fëmijëve, çfarë rekomandon Akademia e Shkencave

"Mbi 73% e popullsisë e imunizuar"/ Nga doza e tretë tek

Akademia e Shkencave ka publikuar të dhënat e fazës së tretë të studimit mbi imunitetin që kanë krijuar shqiptarët nga pandemia Covid 19.

ASH thekson se në fazën e tretë të studimit, e cila nisi në 16 Qershor deri në 23 Korrik, u morën rezultatet e më shumë se 1500 personave, për të parë nëse kishin antitrupa ndaj Sars Covid 19.

Sipas rezultateve të marra nga studimi, më shumë se 73.3 % e personave kanë rezultuar se kanë antitrupa.

ASH thekson se kjo nuk mjafton, pasi akademikët shqiptarë kanë rritur pragun për atë që quhet imunitet natyral, me imunizimin e 90% të popullsisë.

"Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë nga COVID-19. Qendra Kërkimore e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës pranë Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji. Ne Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave tëmjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas vales se tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe perpara vales aktuale Delta.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% te popullates per variantin Delta”, thuhet në studimin e ASH.

Vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë

ASH rekomandon ritëm të shpejtë vaksinimi për personat që deri më tani nuk kanë marrë asnjë dozë, si dhe të planifikohet vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç me të paktën një dozë.

Gjithashtu, ASH kërkon që të planifikohet edhe kryerja e një doze përforcuese vaksine për personat mbi 60 vjeç.

"Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratura për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t'u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike", thuhet ndër të tjera në studim.

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore