
Mbi 120 mijë euro të vjedhura në banesën e ish-drejtoreshës së koncesioneve/ Nis hetimi mbi origjinën e parave
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi në lidhje me grabitjen e kryer nga një pastruese dhe i biri i saj të cilët arritën të vjedhin shuma të majme parash dhe bizhuteri me vlerë nga banesa e ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosi.
Në kuadër të çështjes së grabitjes po hetohet origjina e parave të vjedhura në banesën e Klosit nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me në krye prokuroren Mirela Zavalani.
Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.
Paratë të cilat u vodhën në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi arrinin në shifra rreth 120 mijë euro, ndërsa në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj janë zbuluar sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >



Dokumente EKSKLUZIVE: Si i degradoi konçesionari asetet e shtetit
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


